Skena Verore: Sonte shfaqja “Sallon Ondulimi Lomshi” me aktor Bashkim Alaj

0

Sonte në ora 21.30 në Skenën Verore do të jepet shfaqja improvizuese “Sallon Ondulimi Lomshi”.

Regjisor i kësaj shfaqjeje e cila “improvizon” me humor problemet dhe ndodhitë e e sezonit në Ulqin, është Arben Biba, kurse një nga aktorët është edhe studenti i kësaj dege në Prishtinë Bashkim Alaj.

Për të gjithë të apasionuarit e humorit dhe teatrit kjo shfaqje është një eveniment që nuk duhet injoruar.