Skandal: Peshku i ngordhur ka mbuluar Port Milenën

0

Tona me peshk të ngordhur kanë mbuluar ujrat e Port Milenës që prej dje pasdite.

Nga fotot që ka publikuar portali “Vijesti.me”, duket qartë se në rradhë është edhe një katastrofë për komplet këtë zonë, pasi nga kanali shtrihet një erë e keqe shumë më e fortë se zakonisht.

Bashkbiseduesit e gazetarit të kësaj gazete thonë se kjo ndodh cdo vit në të njëjtën kohë, kurse fajtorët asnjëherë nuk janë përgjegjur.

Shpesh e akuzuar për lëshimin e salamurës në kanal, Kriporja gjithmonë ka mohuar akuzat dhe fajtor ka bërë “Rivijerën e Ulqinit” dhe derdhjen e fekaleve nga ky kompleks.

Kripores këtë vit nuk i punon akoma pompa e derdhjes së ujit, cka i liron ata nga faji, kurse një burim i “Vijesti” thotë se shihet qartë që deri tek katastrofa nuk ka ardhur si rezultat i salamurës por i fekaleve.

Nuk duhet shumë ekspertizë të kuptohet se kush e ka fajin, edhe pse nuk pritet që institucionet përkatëse të gjejnë dhe dënojnë fajtorin.

Kryetari i OJQ “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq, i tha gazetarit të kësaj gazete se një pjesë e këtij peshku, që nuk bën për ushqim, përfundon edhe në tregun e qytetit.

Në vitin 2012, kur në krye të komunës ishte Nazif Cungu, u bë rregullimi i kanalizimit të Port Milenës me mjetet e siguruara nga agjensia turke për investime TIKA.

Poashtu u përfundua edhe projekti për kanalizimin e komplet asaj zone me mjete të siguruara nga Banka Botërore në shumën prej 5.6 milionë euro. Por  prishja e koalicionit dhe hyrja në periudhë zgjedhore e ndali investimin, kurse pasojat i vuajnë banorët e kësaj zone.