Skandal: Komuna e Ulqinit humb edhe një pronë tjetër

1

Nuk dihet nëse deri tek kjo situatë ka ardhur për shkak të injorancës, apatisë apo të dickaje tjetër, por Komuna e Ulqinit ka humbur edhe një pronë në një prej vendeve më ekskluziv në qytet.

Gjykata Administrative e Malit të Zi la në fuqi vendimin e Komisionit për Kthim dhe Kompensim në Tivar, me të cilin miratohet kërkesa e anëtarëve të familjes Zuber (Zuber Novak, Tot Marina, Stefanoviq Aleksandra, Stefanoviq Gjorgje) për kthim të patundshmërise me siperfaqe 676 metër katrorë.

Flitet për patundshmërine e cila njihet si Kinemaja në Plazh të Vogël (Kino Bashta) të cilen në përdorim e ka Qendra për kulturë në Ulqin, si dhe 100 metër katrorë që ka të  drejtë përdorimi Qeveria e Malit të Zi.

Gjykata Administrative hodhi poshtë padinë e ngritur nga Mbrojtësi i interesave të pronësisë së Malit të Zi, Fondi i Kompensimit Podgorica, Sekretariatit për mbrojtjen e pasurisë të Komunës së Ulqinit dhe Qendrës për kulturë Ulqin, duke argumentuar se prona në momentin e aplikimit për kthim dhe kompensim (15.06.2006) nuk ishte në përdorim në përputhje me ndonjë dokument të planifikimit.

Kjo do të thotë se sipas Planit Urbanistik të vitit 1988 dhe atije të 2002, kjo pjesë nuk ishte e definuar në plan, dhe vetëm me miratimin e Planit Urbanistik “Pristan” në vitin 2012 u plotësuan kushtet që kjo patundshmeri të përdoret për qëllimin fillestar.

Gjykata solli edhe një argument tjeter i cili tregon haptas se si kanë punuar disa qeveri lokale në Ulqin. Gjegjësisht, ajo argumenton se në kohën e aplikimit për kthim dhe kompensim të kësaj prone ( viti 2006), me vendim të udhëheqjes së atëhershme të Qendrës për kulturë, kjo pronë nuk është përdorur për qëllimin parësor, po është dhënë me qira si klub nate dhe kafene!!!

1 Koment

  1. Za mene je naslov teksta veci skandal od samog sadrzaja.Sto je tu sporno ako se imovina vrati pravim vlasnicima?

Comments are closed.