Skandal: Drejtori kërcënon puntorët nëse nuk mësojnë gjuhën malazeze

1
?

foto : ulqini-online

 

Në një dokument të publikuar nga portali “ulqini-online”, drejtori i Rivierës së Ulqinit Radomir Mikan Zec, ka kërcënuar punëtorët se do ti vendos në vende pune ku kanë kontakt minimal me mysafirët dhe kolegët, nëse nuk e mësojnë mirë gjuhën malazeze.

Nuk dihet se nga i merr këto të dhëna drejtori, nga fakti që shumica e puntorëve janë shqiptarë dhe si të tillë komunikojnë në gjuhën amtare, apo nga fakti se mysafirët në shumicë nuk janë malazez dhe i bie rrallë ta ndëgjojë atë gjuhë.

Si drejtor, ai duhet të ndihet i privilegjuar që të paktën punëtorët i ka poliglotë me njohuri në të pakten 2 gjuhë e shumë edhe 3, kurse ai vetë akoma nuk e ka zgjidhur se cilën ka gjuhë amtare.

Sic duket, nga mungesa e njohurive gjuhësore të veta, drejtori po tenton që punëtorët, e ndoshta së shpejti edhe mysafirët, ti zgjedh nga korpusi gjuhësor që njeh ai, pasi kështu del se nuk ka me ke të komunikojë.

Shembulli i tij si drejtor i një ndërmarrjeje aq të rëndsishme tregon qartë për respektin e qeverisë ndaj Ulqinit dhe rëndësinë që i jep ajo zhvillimit të qytetit.

Sa për informatë, gjuha shqipe është njëra ndër gjuhët zyrtare në Mal të Zi, dhe drejtori Zec që të ishte drejtor i mirë duhej të kishte marrë me kohë mësime të kësaj gjuhe, pasi një pjesë e mirë e mysafirëve të Rivierës janë pikërisht shqiptar.

1 Koment

  1. Kryetari bordit te Rivijeres eshte A. ibrahimi. Ai duhet te kerkoj dorehjekjen e Zecit dhe nese nuk arrin ta largoj at per kete fyrje te eger qe nuk ka egzistuar as ne kulmin e socializmit, bile jo kaq e hapur e drejtpersedrejti , vetë të jap dorhjekje nga bordi.

Comments are closed.