Siri: Vdes një tjetër shqipëtar, luftonte përkrah ISIS

0

Një tjetër shqiptar nga Shkupi është vrarë në Siri. Lajmi bëhet i ditur nga TetovaSot, sipas së cilës bëhet fjalë për 23 vjeçarin me inicialet E.A. nga Inxhikova e Shkupit.

I riu shkupjan shkoi në Siri vetëm tre muaj më parë, për të luftuar në krahë të xhihadistëve të ISIS-it.

Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar se është në dijeni për vdekjen e të riut nga Shkupi me po këtë identitet.

Deri më tani nga Maqedonia kanë humbur jetën 13 persona në fushëbetejat e Sirisë dhe Irakut.