Si u shpëtua Mavriani të mos bëhej deponi

0

Në vitin 2007 pushteti i atëhershëm ka propozuar që në Mavrian të bëhet deponia sanitare dhe për këtë ishte bërë gati edhe dokumentacioni për Bankën Botërore.

Mbi 3 muaj ka zgjatur lufta e Forcës së Re Demokratike që në atë lokalitet mos të ndërtohet deponia sanitare. Në fund u vendos që deponia të bëhet në Tivar ku është edhe sot.

Me kërkesë të ish kryetarit Cungu, filloi dedikimi i saj për zonë ekskluzive turistike dhe si e tillë është përfshirë në Planin Hapsinor të Ulqinit. Në vitin 2017, janë nisur procedurat për realizimin e projektit të kësaj zone turistike.

Kjo është një dëshmi që përfaqësimi në Parlament është e domosdoshme.