Si të mbrohemi nga Gripi?

0

Gripit është një sëmundje e zakonshme virale ( e shkaktuar nga virusët e jo nga bakteriet), e cila qon në rënje të theksuar të imunitetit. Shumica e njerëzve shërohen nga virusi i gripit mënyrë efektive duke pushuar në shtëpi, duke ngrënë një dietë të pasur me vitamina dhe minerale si dhe duke marrë sasi të mjaftueshme të ujit brenda ditës. Mirëpo, në raste të përkeqësimit të këtij virusi, këto kategori duhet vizituar mjekun:

– Fëmijët nën moshën 5 vjeçare
– Të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare
– Gratë shtatzëna dhe lehonat
– Personat me sëmundje të zemrës, të mushkërive, me diabet, astmë ose ndonjë sëmundje tjetër kronike
– Personat me kancer
– Personat me AIDS (HIV) dhe kushte të tjera që ulin sistemin imunitar
– Përsonat me sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë
– Personat me çrregullime të gjakut (p.sh., anemi)

– Personat që kanë shumë ethe, temperaturë bashkë me dhimbje barku ose gjoksi apo dhimbje koke jashtëzakonisht të rëndë.

Për të ndihmuar shërimin nga ky virus, duhet të pushoni, të qëndroni në vend të ngrohtë dhe të pini shumë lëngje.

Simptomat e gripit janë:

– Të dridhura
– Dhimbje të fytit
– Dhimbje të muskujve
– Tështimë
– Lodhje e madhe që mund të zgjasë nga 2 deri në 3 javë
– Rrjedhja e hundëve
– Ethe dhe temperaturë 38° deri 40°C
– Dhimbje e fortë e kokës
– Kollë e thatë ose produktive

– Kohëzgjatja: 7 deri në 14 ditë

Komplikime të mundshme:

  • Infeksionet e veshit
  • sinusit
  • bronhit
  • pneumoni

Si mund t’i trajtoj simptomat e gripit?

Për të lehtësuar dhimbjen dhe parehatinë, ju mund të merrni:

– Paracetamol ose ibuprofen për të ulur temperaturën ose për dhimbje të muskujve
– Sirup bimor për kollitje (nëse keni kollitje)
– Një dekongjestant nazal, në qoftë se keni hundë të bllokuara
– Çajra si: dolohot, pirestop, parol hot, tylol hot etj disa herë brenda ditës;
– Ushqim i pasur me vitamina e sidomos me vitaminë C
– Pushim
– Pini sa më shumë lëngje

Si trajtohet gripi?

Gripi është gjendje virale e rënies së madhe të imunitetit, nuk ka nevojë të trajtohet me shumë barna, e asesi të mirren antibiotikë, duke marrë parasysh se antibiotikët nuk reagojnë në virus dhe kjo vetëm sa do të rëndojë gjendjen e organizmit tuaj, duke ulur në masë të madhe imunitetin ( që qon në zgjatjen e gjendjes virale) si dhe duke ndikuar në shfaqjen e rezistencës në antibiotikë!

Si përhapet gripi?

Kur dikush gjatë gjendjes me grip, kollitet apo tështinë, virusi përhapet në ajër, pastaj e kontraktoni virusin gjatë frymëmarrjes apo nga kontakti me objekte të kontaminuara (p.sh., dorezat e derës, telefonat ose lodrat, tastierat kompjuterike ).

Në sekrecione të përjashtuara nga organizmi, viruset e ftohjes mund të mbijetojnë deri në 24 orë dhe virusi i influencës apo gripit mund të mbijetojë deri në 48 orë

Si mund ta parandalojmë gripin?
Masat që duhet marrë

Higjiena është çelësi kryesor për largimin e virusëve të ftohjes dhe të gripit.

Sigurohuni që kur të kolliteni ose tështini mbuloni hundën dhe gojën me ndonjë faculetë.
– Lani duart rregullisht me ujë të rrjedhshëm dhe sapun, veçanërisht para se të prekni gojën dhe gjithsesi para ushqimit dhe gjatë daljes nga tualeti
– Rregullisht pastroni sipërfaqet e tilla si dorezat e derës dhe tastierat kompjuterike për të shmangur kontraktimin ose përhapjen e virusëve
Thani duart me një peshqir të pastër ose një peshqir letër, kjo është më efektive sesa përdorimi i tharëses së duarve.

Produktet me bazë alkooli janë efektive, por ato nuk zëvendësojnë larjen e mirë të duarve.

Nga Mr.ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste

/Familjadheshendeti.com