Si punonte ish kryetari Gjeka: Rrogat e puntorëve – shtylla ndriçimi për vota

0

Nënkryetarët e Komunës së Ulqiit Hadixha Gjoni dhe Arjan Murati në  një  prononcim televiziv publikuan  shkeljen  e kompetencave dhe  dëmin që ish kryetari i ka shkaktuar buxhetit të komunës. Nënkryetarja Gjoni  e cila është anëtare e  grupit punues , për përcjelljen e  punëve të policisë komunale  tha se pas telefonatave  dhe informatave nga  ana e qytetarë për zhvillimin e punimeve në  Anë të  Malit,  komisioni  ka dalë në teren dhe ka konstatuar  se në  pjesën e rrugës ndërkombëtare  Ulqin –Sukobinë,përballë restorantit ,,Kristal,,  janë hapur gropa  për vendosjen e shtyllave të ndriçimit  rrugor, ndërsa në lokalitetin  Vaqare në fshatin Draginë  janë gjetur 30 shtylla me  gjatësi 9 metra ,ndërsa në afërsi të  këtij  lokaliteti  janë hapur  gropa për  vendosjen e shtyllave.

Sipas Znj.Gjoni të gjitha këto punime  bëhen pa dijeninë e Sekretariatit kompetent  dhe Komunës së Ulqinit. Ajo tha se Komuna angazhohet  për  përmirësimin e infrastrukturës në cdo pjesë të saj  por, ato duhet bërë me plan, program  dhe në mbikqyrje të shërbimeve kompetente. Në  të njëjtën  ceshtje  foli dhe nënkryetari Murati. Sipas të dhënave që  disponojmë  tha ai dhe  Sekretariatit të cilin  e mbikqyr rezulton se këtu kemi  të bëjmë me shkelje flagrante të  detyrës së ish kryetarit të komunës,  me tejkalim të kompetencave dhe me një dëm  më se 50 mijë euro Komunës së Ulqinit

Ai sqaroi se dokumentat  flasin që ish kryetari  pa dijeninë e Sekretariatit për buxhet,  duke anashkaluar tenderin dhe dispozita të tjera ligjore  ka porositur  në  SHPK ,,Elektrofer,,  135 shtylla  dhe 192 poça elektrik. Për shak të mosshlyerjes së obligimeve këta të fundit  blokojnë llogarinë rrjedhëse të Komunës  dhe  ngrenë shumën e mjeteve.  Kjo dhe  veprime të  ngjashme  tha nënkryetari Murati  kanë bërë që  punëtorët e administratës mos të marin pagat e tyre, mos të paguhen  kontributet, mos të financohet sporti, OJQ –të dhe të ngjashme. Ai në fund ftoi  organet kompetente që  të merren me  ketë ceshtje.

 

Më poshtë është linku i deklaratës së plotë të nënkryetarëve dhe fotografia e shtyllave

 

 https://www.youtube.com/watch?v=536GmjAC7V8