Si erdhi deri te nominimi i Kalasë për kandidim në UNESCO

0

Kalaja e Ulqinit është njëri nga tre objektet historik në Mal të Zi i cili do të nominohet për kandidim në UNESCO. Objektet tjerë janë kështjella i Herceg Novit dhe qyteti i vjetër i Kotorrit.

Ky nominim është miratuar nga qeveria me 21 janar dhe duhet të dorëzohet pranë kësaj organizate në Paris deri me 31 janar 2016.

Nominimi i Kalasë së Ulqinit është në kuadër të projektit të Institutit të Venedikut për histori dhe kulturë, i cili do të përmbledh 10 qytete që përmbajnë historinë e këtij qyteti, dikur shteti të fuqishëm mesdhetar.

Përvec 3 objekteve në Mal të Zi, gjithashtu janë nominuar 3 në Kroaci dhe 4 në Itali.

Në komisionin e Ministrisë së Kulturës i cili u mor me përzgjedhjen e nominimeve kishte edhe antarë nga Ulqini, nënkryetari i Komunës Ardian Mavriq dhe arkitekti Selim Resulbegoviq.