Si e financon Komuna sportin. Klubet e panjohur nga Podgorica marrin më shumë se ato të Ulqinit!

0

Këshilltari i Forcës Arian Murati, para disa muajsh i bëri kërkesë Sekretariatit për financa që ti vendoset në dispozicion lista e klubeve sportive që kanë përfituar nga Komuna e Ulqinit në vitin 2014. Kjo erdhi pasi portali ynë publikoi disa artikuj në lidhje me financimin e klubeve të panjohur nga Podgorica.

Nga Komuna akoma nuk ka ardhur arsyetim pse financohen këto klube, por nga lista që i është dorëzuar këshillltarit Murati është e qartë që portali ynë ka pasur të drejtë.

Ajo çka bie në sy është edhe sasia e të hollave që kanë përfituar këto klube, e cila është disa herë më e madhe se klubet me traditë dhe kontribut të madh në sportin e Ulqinit.