Shtyhet seanca lidhur me padinë e Kripores kundër Shtetit

0

Dëgjimi lidhur me padinë e Kripores “Bajo Sekuliq” në falimentim kundër shtetit është shtyrë për datën 1 dhjetor dje në Gjykatën Ekonomike, sepse gjykatës ende nuk i ka arritur mendimi i Këshillit për Privatizim.

Mendimi është i nevojshëm për të vërtetuar llogaritjen përfundimtare të kapitalit aksionar nga viti 1995.

Në padi, pronari Kripores – Eurofond, kërkon që ndërmarrjes t’i njihet pronësia e tokës në vend të së drejtës për përdorim të 15 milionë metrave katrorë.