Shtyhet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

0

Në mungesë kuorumi, mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Ulqinit e planifikuar për sot, shtyhet për nesër, datë 30.09.2014 në ora 10:00. Në mbledhjen e sotme kanë munguar të gjithë pjesëtarët e opozitës, si dhe tre pjesëtarë të pozitës: Dritan Abazoviq, Florim Pali dhe Gjoka Gjonoviq.

Rendi i ditës i propozuar për mbledhjen që është shtyrë për nesër është si më poshtë:

1. Propozimi i Plotësimit të Tretë të Planit të Objekteve të Përkohshme për vitin 2014

2. Propozim vendim për lirimin e pagesës së kompensimit për vendosjen e objektit të përkoshëm – Akua Parku

3. Projekt Plani Hapësinor i Komunës së Ulqinit