Shtyhet definitivisht aplikimi i ligjit për punësimin e të huajve

0

Ligji për punësimin e shtetasve të huaj i cili ngjalli revoltën e punëdhënsave në sektorin turistik, nuk do të aplikohet deri me datën 1 nëntor.

Ky është vendimi i sotëm i mirtuar në Kuvendin të Malit të Zi. Deputetët e PPS (SNP) Snezhana Jonica dhe Srgjan Miliq kanë inicuar suspendimin e aplikimit të neneve 64 dhe 66 të këtij ligji deri me 1 nëntor, cka e pranoi edhe qeveria në mesin e muajit maj.

Ky ligj i cili e vështirësonte shumë punësimin e të hujave, ngjalli pakënaqësi të madhe të punëdhënsave, shumë prej të cilëve njoftuan edhe protesta.

Sipas tyre, pamundësia e punësimit të punëtorëve të huaj do të rrezikonte sezonin turistik, pasi Mali i Zi nuk ka kuadro të mjaftueshëm.

 

/CdM/