Shtojakët i drejtohen Prokurorit të Përgjithshëm: Shteti na plaçkiti tokën

0

Familjet nga Shtoji, tokat e të cilëve kufizohen me rrugën Plazhi i Madh – Adë, i kanë dërguar shkresë Prokurorit të Përgjithshëm Ivica Stankoviq, të cilit i kërkojnë të hetojë se si kanë mbetur pa tokën rreth rrugës përkatëse, pasi nuk ekziston asnjë dokument për shpronsimin e saj, shkruan “Dan”.

Shkresën e kanë nënshkruar përfaqsuesit e familjeve Rudoviq, Makoviq, Aliq, Shkrelja, Joviq, Gjonoviq, Elezoviq, Nikpreljeviq dhe Veloviq.

Kryetati i BL Shtoj Viktor Makoviq, tha se deri tek të dhënat e “plaçkitjes së qartë” ka ardhur rastësisht kur ka marrë vesh se personave që kanë dashur të shesin tokat nuk u janë përputhur sipërfaqet.

Nga kjo del se zona e rrugës përfshin një sipërfaqe të madhe nga të dyja anët e saj, por për shpronsimin nuk ka asnjë dokument. As që është paguar e as që është falur.

Makoviq tha se ka qenë edhe në katastër por atje ka marrë përgjigje se nuk kanë dijeni se si ka ndodhur. Janë drejtuar edhe ministrit Zhugiq dhe kryetarit Gjeka, por nga asnjëri nuk kanë marrë përgjigje.

Rruga për në Adë është ndërtuar kaherë, por zona e rrugës është caktuar më vonë. Makoviq thotë se kjo zonë përfshin gjerësinë prej 15 metrash nga njëra dhe 15 nga ana tjetër e rrugës, gjatë gjithë gjatësisë së saj. Kurse vetë rruga është e gjërë vetëm 6-7 metra.

Zona e rrugës, thotë Makoviq, është caktuar në mesin e viteve ’90 në mënyrë perfide dhe askush nuk e ka ditur një gjë të tillë.

Sipas ligjit për rrugë, zona e rrugës përfshin më së paku 2 metra anash saj për autostradat dhe rrugët rajonale, kurse për ato lokale 1 metër.