Shtëpitë dhe konaqet tradicionale turke, në prizmin e një artisti të madh

0

Në organizim  të Ambasadës  së Republikës  së Turqisë në Podgoricë, ditën e  premte  më 13 mars  në orën 19 në odeonin e Pallatit   të kulturës  do të  hapet ekspozita  e piktorit  akademik turk Xhemal Akjildiz.

Ekspozita, “Shtëpitë  tradicionale  turke  dhe konaqet” do  të sjellë  gjashtëdhjetë  punime   të  këtij  cikli   të   punuar mjeshtërisht  nga artisti  Akjildiz i cili  i kalon  përmasat   në shtetin turk  e që me sukses  ka ekspozuar  në shume qendra  të njohura arti.

Sipas   kritikëve  në  gravurat e  këtij artisti  dominon e kaluara , motivet  historike,  bujtinat  në  regjionin e Detit të  Zi , viset  e  Anadollit  të  bukur , krahas  kësaj, ai  hulumton  historinë e tyre  dhe i sjell  në   gravurat  e tij.

Në  ceremoninë e  hapjes , ku  do  të  përshëndesë Kryetari i Komunës së Ulqinit Z.Fatmir Gjeka   dhe    Drejtori i Qendrës  për  kulturë  Z. Nail Draga,  do  të  jenë   të  pranishëm Ambasadori   i Republikës së Turqisë  i akredituar  në Podgoricë , Mehmet Niyazi Tanilit ,zyrtarë  të zyrës TIKA, kritikë   të artit   dhe  të  ftuar   të tjerë.

Kjo  ekspozitë   vjen  në  momentin  kur  marëdhënijet  ekonomike dhe ata kulturore  janë  gjithnjë e  më  të avancuara   ndërmjet  Komunës së Ulqinit dhe Republikës së Turqise , respektivisht Ambasadës  së   këtij  shteti  në Podgoricë