Shtajnaker: Banorët e vendeve kandidat për BE nuk do të marrin azil në Gjermani

0

Banorët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, nuk mund të marrin azil në Gjermani, tha ambasadorja e këtij vendi Gudrun Shtajnaker.

Si pjesmarrëse në seminarin për projektin “Konventa rajonale për integrimet europiane” e cila po mbahet në Tivar, Shtajnaker tha se banorët e vendeve kandidate për BE nuk kanë të drejtë azili politik, dhe nuk do ta marrin atë.

“Kërkesa për azil politik nga vendet kandidate për BE është kundërthënëse. Kjo është e pakuptimtë dhe ato që aplikojnë për azil politik nuk kanë për ta marrë”, sqaroi ajo.

 

Ajo shtoi se duhet të gjenden arsyet pse emigrimi filloi të aktualizohet përsëri në këtë periudhë. Ky është një problem rajonal, tha ajo, dhe i gjithë rajoni duhet të angazhohet në zgjidhjen e tij.