Shqyrtim publik për parkingjet publike

0

Komuna e Ulqinit, gjegjësisht Sekretariati për Veprimtari Komunale dhe Mbrojtje të Ambientit, njofton se Projekt Vendimi për Parkingjet Publike në territorin e Komunës së Ulqinit i datës 24.09.2014 nxirret në shqyrtim publik.

Shqyrtimi publik do të zgjasë 15 ditë, nga 02.10.2014 deri më 16.10.2014. Shqyrtimi qendror publik do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të enjten, më 16. 10. 2014, me fillim në orën 13:00. Përveç në ngjarjen qendrore, vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet mund të dorëzohen me shkrim në adresën e Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Mbrojtje të ambientit.

Pas shqyrtimit publik do të hartohet një raport, i cili do të përdoret si material për mbledhjen përkatëse të Kuvendit të Komunës.

Projekt Vendimin mund ta shkarkoni këtu.