Shqiptarja nga Shkupi në rradhët e ISIS-it

0

Një vajzë 25 vjeçare nga Shkupi ka shkuar të luftojë  në Siri, mer vesh jozyrtarisht  Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”. Ajo flitet se gjendet në arradhat e organizatës së Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS).

Ka më shumë se tre muaj që kjo vajzë shqiptare mer pjesë në luftën civile në këtë shtetë arab. Ajo bisedon gati se çdo ditë përmes internetit me familjarët që i ka në Shkup.

Vajza 25 vjecare,  pa lejen e prindërve ka shkuar në Siri dhe me siguri, gjatë udhëtimit  ka pasur mbështetje nga persona të panjohur. Kjo vajzë e re para vetes, ka pasur prioritet martesën, ndërsa tani gjendet  nëpër qytetet e rrënuara të Sirisë.

Që nga fillimi i luftës në Siri, së paku 5 shqiptar nga Maqedonia kanë humbur jetën, pasi vullnetarisht kanë shkuar për të luftuar për shkak të bindjeve fetare