Shqiptarët në diasporë protestojnë kundër Gjukanoviq

0

Disa shqiptarë të diasporës në Detroit të SHBA-së kanë organizua protestë kundër presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq,  me një kamion të në të cilin ishte fotoja e presidentit dhe mbishkrimi “Njihuni me presidentin e Malit të Zi- Njeriun e krimit të organizuar në vitin 2015”. Sipas portalit malesia.org, njëri nga organizatorët e protestës Simon Sinishtaj, tha se protesta ka për qëllim të tregojë se  vendet perendimore e tolerojnë politikën e Gjukanoviq edhe pse e kanë të qartë se Mali i Zi nuk është vend demokratik.Në kamion ishte edhe mbishkrimi “Ndaloni diskriminimin e shqiptarëve në Mal të Zi”.