Shqiptarët po largohen nga URA. Edhe Besnik Gjonaj jep dorëheqje!

0

“Unë po dorëhiqem nga URA sot, sepse nuk ja lejoj askujt që luftën e popullit tonë shqiptare në Kosovë për liri e pavaresi ta krahasojë me fashizëm dhe UÇK-në organizatë fashiste.” the Besnik Gjonaj.  

Pas deklaratave të liderit të partisë malazeze URA Dritan Abazoviq ku tha që Skenderbeu kishte prejardhje serbe dhe pas deklaratës së fundit të kësaj partie ku ushtria çlirimtare e Kosovës cilësohet si fashiste, nga kjo parti vinë disa dorëheqje nga pjesëmarrësit shqiptar.

Pas distancimit të djeshëm të Anton Lulgjuraj, sot dorëhiqet edhe koordinatori për Malësi Besnik Gjonaj.

Në vijim deklarata e tij e plotë:

Te nderuar qytetare kudo qe ndodheni dhe qe ndiqni faqen time ne Facebook. Para 1 muaji isha emeruar Kryetar i Keshillit Inicues te Levizjes”qyetare” URA. I bindur se kjo levizje mund te sillte ndonjete mire pakicave ne Mal te Zi.

E ne rastin tim konkret pakices shqiptare. I zhgenjyer nga lidershipi i partive te ashtu quajtura shqiptare, te cilatsig e dijmejane partnere te pushtetitantishqiptar qe nga themelimi i tyne. Per kete arsye kisha vendosur qe te jap kontributin tim ne zhvillimin e demokracise, pa te cilen as shqiptaret dhe as qytetaret tjere nuk do te gezojne liri dhe as te drejta ne kete shtet.

Mirepo, dy deklaratat e fundit te Levizjes “qytetare” URA, njera e dale nga goja e liderit Dritan Abazoviq ne lidhje me prejardhjen e prinderve te heroit tone kombetar Gjergj Kastriotit dhe e dyta deklarat e subjektit URA ne lidhje me festimin e fitores se Malesoreve, ku ne tekstin e tyre UÇK trajtohet si organizate fashiste. Çdo qendrim imi i me tutjeshem do te ishte ne kundershtim me bindjet e mija njerezore, kombetare dhe demokratike.

Kjo doreheqje e imja mos ti gezoje kundershtaret e opozites cilet do ata qofshin, sepse perseri qendroj prapa bindjeve te mija se rreziku me i madh per shqiptaret dhe gjithe qytetaret ne MZ eshte pushteti kriminal dhe i korruptuar i Millo Gjukanoviqit.

Une po dorehiqem nga URA sot, sepse nuk ja lejoj askujt qe luften e popullittone shqiptare ne Kosove per liri e pavaresi ta krahasoje me fashizem dhe UÇK organizate fashiste.

Ne te njejten kohe i ftoj te gjithe patriotet e mirefidhte shqiptare si ketu, si ne diaspore te distancohen nga lideret shqiptare te cilet po vazhdojne bashkepunimin me pushtetin fashist te DPS-se.

Besnik Gjonaj