Shqiptarët e Vendosur: Valdanosi Kthehet në qershor të vitit 2017.

0

Me marrëveshjen e nënshkruar nga ana e Koalicionit “Shqiptarët e vendosur” të përbërë nga FORCA, UDSH dhe ALTERNATIVA SHQIPTARE me DPS-in,  për pjesëmarrjen në qeveri  përpos posteve qeverisëse që janë akorduar është akorduar një pike shumë e rëndësishme për komunitetin shqiptar e ajo është çështja e Valdanosit. Pra në pikën 2 të marrëveshjes thuhet:

Të sigurohet implementimi i ligjeve për kthimin e ullishtës së Vadanosit ish pronarëve, të hiqet nga vija e të Mirave Detare dhe të ndalohet çfarëdo lloj ndërtimi” Afati realizimit: Në vazhdimësi nga themelimi i qeverisë e më së voni deri në qershor të vitit 2017

Valdanosi me 18.000 rrënjë ullinj është mare nga ushtria e atëhershme Jugosllave në vitin 1977 për ndërtim të bazës ushtarake por është përdorur vetëm si pushimore ushtarake. Qeveritë e ndryshme të Malit të Zi në vite, kishin përpjekje për planifikuar ndërtim, për ta valorizuar, shitur..,  çka ka zgjuar protesta të mëdha të organizuara nga OJQ-të dhe disa parti politike shqiptare. Është një nga padrejtësitë më të mëdha që ka pësuar populli shqiptar në Mal të Zi dhe vitin kur është parashikuar të kthehet do bëhen plot 40 vite të protestave dhe përpjekjeve politike për kthim.

Realizimi vetëm i kësaj pike të marrëveshjes do jetë një fitore e madhe për Shqiptarët në Mal të Zi dhe sigurisht një kthim i besimit tek partitë shqiptarë që kanë arritur këtë gjë.