Shqipëria miraton pr/ligji për mbetjet, protestuesit-deputetëve: “Plehra”

0

Parlamenti votoi me 63 vota pro, 26 kundër dhe 4 abstenim ligjin për importin e mbetjeve. Drafti i ndryshuar zuri orë të tëra diskutimi dhe debatesh mes mazhorancës dhe opozitës seancën e 22 shtatorit 2016 . Krah opozitës duke votuar kundër ligjit u rreshtuan deputetët socialistë Dashamir Peza, Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe kryetari i PBDNJ-s Vangjel Dule, ndërsa Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet braktisi sallën duke mos marrë pjesë në votim. Perparim Spahiu i LSI-së, socialistët Klodjana Spahiu e Luljeta Arapi dhe Demokrati Genc Pollo, abstenuan.

Edhe pse kur ishte në qeveri miratoi një ligj pothuajse të njëjtë, Partia Demokratike kundërshtoi nismën duke e cilësuar se ajo vjen si lob i mafies të lidhur me pushtetin.
Ndërkohë jashtë seanca u shoqërua me protesta kundër këtij pr/ligji.