Shqipëria kërcënohet seriozisht nga tërmete të forta

0

Tërmetet që ranë në Itali kanë tronditur edhe vendet e tjera Europiane dhe ato fqinje me këtë shtet. Të gjithë kanë të njëjtën pyetje: Po vendet e tjera perreth a rrezikohen nga tërmetet?
Të dhënat sipas Shërbimit Sizmiologjik zviceran tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me rrezikshmëri të lartë për tu prekur nga tërmetet.
Sipas hartës, Shqipëria është ndër vendet e rrezikuara nga tërmetet. Ngjyra e kuqe tregon se Shqiperia rrezikohet kryesisht në Ultësirën Perëndimore, së bashku me Greqinë, Maqedoninë, Italinë dhe Turqinë.
Italia po vuan periudhën e saj më të keqe, më shumë se 250 viktima janë zyrtarizuar deri tani dhe shumë të tjerë kanë ngelur të plagosur, pa sy, pa këmbë, me pak fjalë sakat, për të mos folur për dëmet e mëdha materiale.
Një qytet i tërë u rrënua thuajse plotësisht nga lëkundjet 6.2 ballë të shkallës rihter dhe ekziston frika se tërmeti do prekë edhe qytetet e tjera italiane.