Shqipëria humb kundër Serbisë. Çdo gjë shtyhet për në Armeni

0

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Europian, u nda me fitoren e kësaj të fundit 2-0.

Në një atmosferë të elektrizuar, të dyja skuadrta bënin shumë gabime gjatë pasimit të topit pa vendosur asnjëra dominimin në mesfushë. Serbët ishin më afër golit në pjesën e parë, kur Ivanoviq gjuajti mbi traversë nga 10 metra. Atyre ju anulua edhe nji gol për shkak të ndërhyrjes së parregullt ndaj portierit Berisha.

Në pjesën e dyte vazhduan gabimet në pasime, por kësaj rradhe ishin shqiptarët që po gabonin më shumë duke lënë mjaft hapsira për sulmuesit serb. Gjithsesi, mundësia më e mirë i takoi Shqipërisë kur Cikalleshi gjuajti bukur nga 16 metra por portier Stojkoviq arriti ta largoi topin me dorë.

Gabimet e skuadrës shqiptare u dënuan në minutat shtesë. Në minutën e 92-të Kolarov shënoi me një goditje pjerrtazi kur Berisha duhej të kishte reaguar më mirë. Shqipëria u hodh e tëra në sulm në kërkim të barazimit, por u dënua vetëm një minut më pas kur Ljajiq shënoi bukur pas një kundërsulmi të udhëhequr nga vetë ai.

Portugalia fitoi ndaj Danimarkës 1-0, cka i jep mundësi Shqipërisë që me fitore në Armeni të kualifikohet për në Francë.

Ndeshja, megjithë frikën se mund të ndodhte dicka e paparishikuar, kaloi në atmosferë korrekte, cka tregoi se publiku shqiptar është shumë më i qytetëruar se ai i rajonit.