Shqipëria drejton Kartën SHBA- Adriatike dhe Kartën SHBA-Baltike në Nju Jork

0

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, kryesoi takimin e përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Kartës SHBA-Adriatike dhe Kartës SHBA-Baltike. Ky takim u mbajt nën drejtimin e kryesisë shqiptare të Kartës së Adriatikut dhe iu kushtua kontributit të vendeve pjesëmarrëse në përballimin e sfidave aktuale të sigurisë.

Në takim morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare dhe vëzhguese të Kartës SHBA-Adriatike: Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe ato të Kartës SHBA-Baltike: Estonia, Letonia, Lituania dhe Gjeorgjia, si dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike, z. Hoyt. Yee,  Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe të Sigurisë të NATO-s, Ambasador  T. Stamatopoulos. Me ftesë të palës shqiptare, në takim mori pjesë edhe Sllovenia.

Vendet pjesëmarrëse mbështetën domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal për një përballim sa më efektiv të  sfidave dhe kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane dhe atë rajonale.