Shqipëri, ulet një avion në zonën mes Laçit dhe Krujës, Policia: Nuk ka drogë

0

Një avion i vogël është ulur këtë të enjte në zonën mes Laçit dhe Krujës, në grykëderdhjen e Ishmit, në fshatin Godull. Sipas burimeve policore, avioni është ulur për shkak të një defekti dhe nuk rezulton të ketë qenë me drogë në bord. Megjithatë, uniformat blu po kryejën verifikimet dhe veprimet proceduriale, thonë burimet.
Nga të dhënat rezulton se avioni është i tipit “Piper” dhe drejtohej nga një pilot italian, i cili ka deklaruar se ka bërë ulje të detyruar për shkak të një defekti. Por, fakti që në vendin e ngjarjes ndodhen edhe prokurorë të Krimeve të Rënda ekzistojnë dyshime serioze se avioni mund të jetë përdorur për aktivitete kriminale. Piloti është dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë trajtim mjekësor. Ai është identifikuar si Guido Andrea Guidi, 69 vjeç.
Referuar Gjykatës së Lartë Italiane, Andrea Guidi së bashku me një bashkëpunëtorin e tij, janë hetuar lidhur me një aksident ajror të ndodhur në qershor 2003 në Milano, ku humbjen jetën dy persona.
Sipas hetuesve italianë, Guidi dyshohet se ka premtuar dhënien e 125 mije euro ryshfet një tekniku, në këmbim të hartimit të një raporti në favor të kompanisë “Eurojet”, e cila drejtohej prej tij.