Shpend Ahmeti, kryetari i muajit Janar në botë

0

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është zgjedhur kryetari më i mire komunal në botë për muajin Janar të këtij viti. Këtë e ka bërë web-faqja e njohur “Citymayors” e cila në rubrikën e saj “Kryetari i Muajit” për këtë muaj ka zgjedhur Ahmetin.

“Zgjedhja e Shpend Ahmetit ishte në krye të Prishtinës ishte një ndryshim i madh.Ahmeti ka rrezuar nga pushteti një prej liderve më të mëdhenj të Kosovës, partia e të cilit kishte udhëhequr 14 vite pas luftës.Ahmeti e përfaqëson Vetëvendosjen, një parti politike e formuar në vitin 2005”, shkruan ndër të tjera “CityMayor”.