Shoqata ORA mbyll sukseshëm manifestimin e 12 më radhë, Pranvera në Anë të Malit 2015!

0

Manifestimi , Pranvera në Anë të Malit e cila organizohet nga shoqata Ora këtë vit mbylli edicionin e tij të 12-të. Manifestimi u zhvillua nga datat 29-31 maj.

Në natën e parë u bë promovimi i librit “Banesat popullore në Anë të Malit”  botim i shoqatës Ora, si dhe ekspozitë e fotografive të banesave popullore. Poashtu në natën e parë Egzona Salaj, fituese e çmimit si këngëtarja më e mirë në Festivalin e Gjirokastrës, përshendeti të pranishmit, aktori Shefqet Luca recitoj në poezi dedikuar Anës së Malit kurse Behar Pali aktroj një pjesë humoristike. E gjithë mbrëmja u mbajtë në Kalanë e Shasit.

Në ditën e dytë , u mbajtën lojrat tradicionale në shah, pingpong , futboll dhe vollejboll. Nata e tretë u mbyll më manifestimin qendror më një program të begatshëm, vizitë Qytetit të Vjetër të Shasit, monumenteve kulturore- historike nën shoqërimin e ciceronëve  si dhe me disa lojra tradicionale si hedhje e gurit  dhe terheqje litari. Hapjen e manifestimit qendror e bënë Shoqëritë Artistike , fituese të çmimit të tretë në Gjirokastër , Tradita, Ana Malit dhe Buzuku, këngë tradiconale nga këngëtar vendas, pjesë humoristike  si dhe u bë ndarja e çmimeve për fituesit e lojrave tradicionale.

Manifestimi Pranvera në Anë të Malit është projekti kryesor i shoqatës Ora, i kthyer tashmë në një festë gjithëpopullore dhe më gjërë,  ka si qëllim promovimin , ruajtjen dhe valorizimit e Qytetit të Vjetër të Anës së Malit- Shasin , dëshmi të kulturës sonë shqiptare.