Shokuese: Ja sa e njohin profesionin mjekët tanë

0

Instituti për shëndet publik ka publikuar kërkimet e veta në lidhje me njohurinë e punëtorëve medicinal mbi mundësite dhe llojet e transmetimit te virusit HiV (SIDA/AIDS) tek njerëzit.

Rezultatet janë shokuese, për të mos thënë qesharake.

Gati një e katërta (22,5%) e tyre mendojnë se virusi HiV transmetohet tek njerëzit prej mushkajave, 17.1% e tyre nuk dinë nëse kjo është e vërtetë, ndërsa 8% mendojnë se gratë mund të infektohen vetëm me seks anal.

Kërkimi nxjerr në pah injorancën dhe konfuzionin që ekziston tek punëtorët medicinal në lidhje me këtë çështje, dhe shumë prej tyre e kanë pranuar se nuk kanë njohuritë e duhura mbi këtë problem.

Në kërkim kanë marrë pjesë 813 punëtore medicinal, dhe vetëm 18% të tyre kanë njohurë për masat dhe mjetet mbrojtëse që ata duhet të perdorin në punë  gjatë trajtimit të sëmurëve me AIDS.

Por ka edhe më keq. 78% e tyre mendojnë se tashmë ka një vaksinë e cila shëron plotësisht AIDS, kurse vetëm 7.1% e tyre kanë dhënë përgjigje të sakta mbi këtë sëmundje.

Por njohuritë për profesion në Mal të Zi as nuk kërkohen, bile mund të jenë edhe të dëmshme për karrierë. Kryesore është libreza e partisë, dhe nëse pacientat vdesin nga injoranca e mjekëve, fajin e kanë kushtet atmosferike, mediat, NATO, por kurrsesi mjekët!