Shkupi goditet sërish nga një tërmet

0

Një tjetër termet ka goditur dje Maqedoninë. Lëkundjet janë regjistruar në rajonin e Shkupit rreth orës 16:00, me fuqi prej 2.4 shkallë Rihter. Mësohet se epiqendra ka qenë në lindje të kryeqytetit, 5 kilometër nga Haraçina dhe Creshova. Pak ditë më parë Shkupi u godit nga një tërmet i fuqishëm 5.2 ballë, ndërsa u lënduan disa persona. Një tjeter tërmet me fuqi 2.5 ballë Rihter u regjistrua më 12 shtator. Qytetarët kanë raportuar për mbio 300 raste për dëme të mëdha materiale.