Shkrela: Abazoviq ka lutur Markoviqin që nga pushteti të largojë Forcën

0

Këshilltari i Partisë Demokratike të Socialistëve Luigj Shkrela, tha sot gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal se kryetari i URA-s Dritan Abazoviq para dy viteve, kur Ulqini ndodhej në krizë institucionale, ishte takuar me zv.kryeministrin e atëhershëm Dushko Markoviq, të cilin e kishte lutur që nga pushteti të largojë Forcën dhe partitë tjera shqiptare dhe të marrë vetë pushtetin.
Abazoviq nuk e mohoi as takimin as deklaratën për largimin e partive shqiptare nga pushteti, por e arsyetoi me atë se ato nuk kanë dallim nga PDS, dhe se ajo ishte “gjysëm shaka”.

Ai e qujti të pavërtetë atë se për këtë e kishte “lutur” Markoviqin.