Shkolla shqipe në Rozhajë: As ujë të pijshëm as nevojtore

0

Gazeta “Vijesti” në numrin e saj të sotëm ka paraqitur një artikull për shkollën e vetme në gjuhën shqipe në komunën e Rozhajës. Shkolla fillore në fshatin Dacaj ndodhet në gjendje të mjerueshme dhe nuk ka as kushtet elementare për mbajtjen e mësimit.

Në ish ndërtesën e ambulancës, jo më të madhe se 9 metër katrorë, në një hapsirë mësojnë nxënësit e klasave prej të parën deri në të katërten, në tjetrën ato prej të pestës deri në të tetën, kurse ne njërën ato të vitit të nëntë.

Mësimdhënësi i shkollës Haxhija Ljajiq, thotë se shkolla është ndërtuar në vitin 1946 me ndihmën e banorëve vendas, falë entuziazmit të athershëm. Ai shtoi se shkolla nuk ka nevojtore brenda ndërtesës por jashtë dhe nxënësit në dimër kanë frikë ta perdorin për shkak të reshjeve. Edhe një rubinet uji që ekziston ndodhet jashtë,  dhe uji ngrihet sapo fillon të ftohti i parë.

“Klasat janë të errëta dhe pa dritë është e pamundur të mbahet mësim gjatë ditës.Edhe pse mësimdhënësit mundohen është dicka e rrallë të shohësh buzqeshje në fytyrat e nxënësve. Ngrohemi me stufa të vjetra dhe megjithë dëshirën e mirë, nuk kemi mundësi tu ofrojmë nxënësve shumë.”- thotë Ljajiq.

Ai thotë se përvec adaptimit duhet të konsiderohet edhe ndryshimi i lokacionit për shkollën, pasi që lokacioni aktual është në vend të papërshtatshëm, i pa rrethuar dhe se shpesh hyjnë bagëtitë dhe hidhen mbeturina.

Një nga prindërit, Naser Daciq, thotë se vajtja dhe ardhja në shkollë, në rrugën mjaft të rrezikshme, është tmerr për fëmijët.

Edhe drejtori i shkollës Ismet Daciq, konfirmoi se shkolla ndodhet në gjendje të mjerueshme por se është bërë projekti për përmirsimin e saj dhe realizimi pritët së shpejti.

“Nga bisedimet me banorët e Kolenit, Plunac dhe Braliq kemi kuptuar se shumë do të kishin dëshirë që fëmijët e tyre të shkollohen në gjuhën amtare shqipe. Disa edhe kanë tentuar por shpejt kanë ndryshuar mendje për shkak të kushteve të vështira të mësimit. Edhe qeveria qëndrore si edhe ajo lokale duhet të punojnë për përmirsimin e kushteve dhe adaptimin e shkollës që të jetë në gjendje të pranojë më shumë nxënës, në mënyrë që fëmijët të mos jenë pre e asimilimit të detyruar.” – thotë Daciq.