Shkolla politike: Filloi trajnimi për liderët e rinj

0

Sot në hotelin Otrant filloi shkolla politike nën organizimin e OJQ Mogul, me mbështetjen e e Fondit për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Shkolla dyditore organizohet me qëllim trajnimin e liderave të rinj për cështjet publike.
Ditën e parë do të jenë ligjërues personalitete të shquara të jetës politike dhe mediatike të rajonit si Adri Nurellari, këshilltar pranë qeverisë së Kosovës, Ulpiana Lama, prezantuese dhe pedagoge, dhe Ardian Lama, specialist në fushën e mediave.
Pjesmarrësit do të jenë nga sferat e ndryshme të jetës shoqërore të qytetit, si studentë, përfaqsues të mediave, OJQ- ve etj.
Partner mediatik i evenimentit është TV Teuta.