Shfaqja e makinave në Paris 2014– vërtet impresionuese!

0

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Paris, nuk i thonë kot kryeqyteti i modernes! Këtë pa dyshim e vërteton edhe me Shfaqjen e Automjeteve Paris 2014. (2014 Paris Motor Show).

Automjete impresionuese nuk mungojnë në Shfaqjen e Automobilave në Paris 2014. Shfaqja në fjalë u hap më 4 tetor dhe do zgjasë deri më 19 tetor.

 

Frëngjisht  Mondial de l’Automobile është shfaqje bienale e cila mbahet pra çdo dy vjet në tetor dhe është një ndër shfaqjet më me rëndësi të këtij tipi, shpesh herë me risi dhe me promovime të automjeteve koncept.

Shfaqja aktualisht mbahet në Paris expo Porte de Versailles.

Mbajtja e kësaj ngjarjeje caktohet nga Organisation Internationale des Constructeurs d’Automobiles, që e konsideron një shfaqje me rëndësi të madhe ndërkombëtare.

 

Deri në vitin 1986 u quajt Salon de l’Automobile, emrin Mondial de l’Automobile e fitoi në vitin 1988. Shfaqja u mbajt çdo vit deri më 1986, pas së cilës u shndërrua në shfaqje bienale.  

 

Këtë vit po prezantohen modele të reja që do kenë prodhim serik, por edhe automjete koncept, që prezantojnë ide inovative për ardhmërinë e makinave.

 

Në mes të modeleve që u prezantuan në këtë shfaqje janë Mercedes AMG GT, Mazda MX-5, Jaguar XE, Volvo XC-90, Lamborghini Asterion, Land Rover Discovery Sport, Audi TT Sportback Concept, Honda Civic Type R, dhe shumë të tjerë.

 

Për të gjithë të apasionuarit, në fotografi mund t’i shihni disa nga modelet që u prezantuan në këtë ngjarje.

 

 

 

 

 

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_gallery type=”flexslider_slide” interval=”3″ images=”2495,2496,2497,2498,2499,2500,2501,2502,2503,2504″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” img_size=”medium”][/vc_column][/vc_row]