SHF “Marshall Tito”: Njoftim për mësimin në distancë

0

Të nderuar prindër,
Siç ju kemi informuar që në bazë të urdhërit të autoriteteve shtetërore është ndërprerë procesi mësimor, duke filluar nga data 16.03.2020 dhe do të zgjasë së paku 15 ditë.

IP SHF “Marshall Tito” në bashkëpunim dhe me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit me qëllim të realizimit të drejtës së nxënësve për arsimim do të organizojë mësimin në distancë (mësimi nga shtëpija), pasi që ndërprerja e mësimit të drejtpërdrejtë në shkolla nuk do të thotë domosdoshmërisht ndërprerje e punës arsimore me nxënësit.
Mu për këtë është e rëndësishme që në periudhën e ardhshme përmes përdorimit të mundësive të mësimit në distancë të sigurohen si vazhdimësia e mësimit, ashtu edhe kushtet për mësim të pavarur për nxënësit tanë. Vazhdimi i mësimit duhet të sigurohet për të ruajtur shprehitë e punës që kanë fituar nxënësit deri më tani, si edhe për angazhimet e tyre të tjera  në periudhën e ardhshme.

Drejtori i shkollës Mr Arben Llunji ka pregaditur Planin Javorë për zbatimin dhe monitorimin e mësimit në distancë, në mënyrë që të  sigurohet përfshirja maksimale e nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë procesin, dhe se këtë plan, si të gjitha planet e tjera Javore për mësimin në distancë (mësimi nga shtëpija) do t’i dorëzohet rregullisht drejtorisë kompetente pranë Ministrisë së Arsimit.
Në këtë kuptim, tashmë janë formuar viber dhe grupe të tjera të komunikimit (me punonjësit, aktivet e shkollës, arsimtarët ne këshillet e paraleleve, kujdestarët me nxënës dhe prindërit etj…) ku do të diskutohet vetëm për programet mësimore.
Arsimtarët tanë bashkëveprojnë dhe komunokojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin, si dhe me nxënësit dhe prindërit e tyre.

Ne si institucion shkollorë  përdorim të gjitha llojet e komunikimeve bashkohor dhe punojmë në përsosjen e  aplikacioneve dhe mjeteve të tjera për komunikim dhe punë me nxënës (në shkollën toonë përdorim aplikacionin Google Classroom, si dhe aplikacionin Zoom).
Në periudhën vijuese duke filluar nga e hëna me 23.03.2020  ne gjithashtu do të përdorim edhe faqen Youtube, media të tjera elektronike dhe platforma të tjera në internet.

Shkolla jonë për nxënësit e vet, që për shkak të statusit të tyre socio-ekonomik ose arsye të tjera, nuk kanë mundësi të përdorin këto forma të komunikimit, do të sigurojë dhe ofrojë formë alternative të mbështetjes për mësimin në distancë (mësimi nga shtëpija), duke shpërndarë përmbajtjen mësimore në  formë tjera, si fletë pune, teste, detyra shtëpie dhe materiale të tjera didaktike, duke i respektuar të gjitha urdhrat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmbajtja mësimore për shkollat fillore do të transmetohet në kanalet televizive:  TVCG 2, MNE SPORT1, MNE SPORT 2.
Për nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, përmbajtja mësimore do të transmetohet pjesërisht në TVCG2 dhe pjesërisht (e cila po inçizohet  në shkollën tonë me mbështetjen e drejtorisë së shkollës sonë dhe arsimtarëve) në TV Teuta dhe TV Boin.

Ju theksojmë që përmbajtja mësimore për nxënësit e klasave të I, II, III, IV dhe V  do të emitohen në kanalin TVCG 2, ndërsa për nxënësit e klasave të VI, VII, VIII dhe IX do të emitohen në kanalin MNE SPORT 1.
Nxënësit dhe prindërit do të informohen në kohë për emitimin e përmbajtjes mësimore që do të transmetohen në kanalet televizive.

Arsimtarët rregullisht do të regjistrojnë, monitorojnë, kontrollojnë dhe vlerësojnë arritjet e nxënësve, si dhe do t’i përmbahen detyrimit për notimin e nxënësve për klasifikim e tretë, dhe notat do të regjistrohen në ditarin elektronik duke informuar nxënësit dhe prindërit e tyre.

Me respekt,

Drejtori
Mr Arben Llunji