Shesheli mbërrin sot në Serbi!

0

Pas 12 vitesh në paraburgim në Hagë, i akuzuari i Hagës dhe lideri i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel duhet të arrijë sot rreth mesditës në Beograd.

Rasim Lajiq, zëvendës kryeministri i Serbisë dhe kryetari i Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim më Tribunalin, ka thënë për gazetën “Danas” se Sheshelin nuk do ta presë askush nga përfaqësuesit e qeverisë.

Zoran Krasiq, nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, ka deklaruar se e presin ardhjen e Sheshelit rreth ores 13, e se varet nga lideri i radikalëve se ku do shkojë pas aeroportit – në Batajnicë ose Zemun. Ai shton se radikalët në protokollin për pritjen nuk kanë përfaqësues të qeverisë.

Radikalët kanë paralajmëruar “tubim për mirëseardhje” për Sheshelin për të shtunën më 14 nëntor në mesditë. Ky tubim do të mbahet në Sheshin e Republikës në Beograd, në të cilin, sipas fjalëve të Krasiq, do të flasë edhe Shesheli.

Shesheli është lëshuar në liri të përkohshme për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, raporton b92.

Roli i shtetit në këtë rast ishte dhënia e garancisë, si dhe blerja e biletës për një drejtim, me çmim 150 euro.

Mediat serbe kanë qarkulluar edhe foton e emailit në të cilin konfirmohet bileta e Sheshelit për në Beograd, të cilën mund ta shihni më poshtë.