Shënohet 45-vjetori i Besëlidhjes së Malësisë

0

Të dielën, më 28 qershor 2015, në QKI Malësia në Tuz, nën organizimin e SHKA Rapsha u zhvillua akademia shkencore për nderë të 45 vjetorit të Besëlidhjes së Malësisë e vitit 1970.
Në fillim të u shfaqë dokumentari Pajtimi i Gjaqeve, ndërsa të pranishmit i përshëndeti i deleguari special i presidentit te Republikës së Shqipërisë, z. Flamur Gashi.

Fjalët përshëndetëse i drejtuan edhe Imzot Zef Gashi, Imami Rexhep Lika i cili ishte edhe ndër pjesëmarrësit e gjallë të Besëlidhjes të 1970, Martin Ivezaj, po ashtu pjesëmarrës i Besëlidhjes, ndërsa në pamundësi të jenë prezent, u lexuan edhe fjalët përshëndetëse të Dom Ndue Gjergjit dhe Akademik Mark Krasniqit.

Në manifestim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësues të Komunës urbane të Tuzit, partive politike si dhe organizatave joqeveritare.

 

 

 

/malesia.org/