Shën Valentini: Zakone interesante nga disa vende të botës

0

Tajlandezet e humbin virgjërinë masivisht, japonezet u dhurojnë çokollata meshkujve, derisa italianët i dërgojnë letra Xhulietës.

Jeni mërzitur nga darkat me qirinj, shkuarjet në kinema dhe lulet? Kërkoni inspirimin për festimin e Ditës së të Dashuruarve në zakonet e vendeve të tjera.

 Portokajtë dhe Singapori

Sipas kalendarit kinez, Shën Valentini i bie në ditën e 15-të të Vitit të Ri, e cila është e rezervuar për festimin tradicional të fenerëve. Por, të dashuruarit nga Singapori dhe Malajzia me kalimin e viteve kanë zhvilluar zakonet e veta, ndërsa një nga ato është i lidhur me portokajtë. Femrat beqare në portokaj shënojnë numrat e vet të telefonit dhe i gjuajnë në liqene dhe lumenj. Meshkujt beqarë pastaj i nxjerrin dhe i hanë.

Japonia dhe sasitë e mëdha të çokollatës

Femrat për Shën Valentin partnerëve të tyre, kolegëve meshkuj nga puna dhe eprorëve u dhurojnë çokollata. Vajzat beqare çokollatë u dhurojnë simpative të veta. Një muaj më vonë, respektivisht më 14 mars, meshkujt femrave u dhurojnë çokollatë të bardhë (e ashtuquajtura dita e bardhë – White Day).

Seksi i parë në Tajlandë

Shën Valentini në Tajlandë është datë e popullarizuar për seksin e parë. Spekulohet që 80 për qind e tajlandezeve e humbin virgjërinë pikërisht më 14 shkurt. Prandaj Qeveria ka vendosur masa preventive – parqet mbyllen më herët, ndërsa nëpër shkolla një javë para Valentinit shpërndahen prezervativë.

Dita e miqësisë në Finlandë

Finlandezet Ditën e Shën Valentinit tradicionalisht e lidhin me miqësi. Përgatiten urime kreative dhe dhurata të vogla që u dhurohen partnerëve, miqve dhe familjes. Dërguesi është anonim dhe personat duhen të zbulojnë vetë se kush është kujtuar për ta më 14 shkurt.

Italianët i dërgojnë letra Zhulietës

Në Itali, për Ditën e Shën Valentinit, në qendër të vëmendjes është Verona. Letrat e dashurisë nuk u shkruhen vetëm personave të dashur, por edhe Zhulietës, shoqata e së cilës i lexon dhe i shpërblen më të mirat. Zhulietës mund t’i shkruani në Club di Giulietta – The Juliet Club, via Galilei 3, 37100 Verona. Tel: (+39) 045 533115,info@julietclub.com

Ripërtëritja e zotimeve në Francë

Destinacion popullor për të dashuruarit në Francë është Saint-Valentin, në krahinën Indre. Çiftet shpesh vendosin t’i ripërtërijnë zotimet martesore, ndërsa fshati me 285 banorë është vend i përkryer për zotimet. Shën Valentini në Saint-Valentin për këtë arsye zgjat më shumë se kudo tjetër – ceremonitë festive zgjasin tri ditë.