Shefi i parlamentit hungarez: Ndoshta e lëshojmë BE-në

    0

    Në qoftë se Bashkimi Evropian do që të diktojë mbi Hungarinë, atëherë shteti hungarez duhet të konsiderojë daljen nga Bashkimi Evropian, tha Deputeti në Parlament Laszlo Kover më 24 tetor.

    Sipas ditores hungareze online daily origo.hu, Kover tha se nëse Brukseli do që t’i diktojë një shteti se si do të udhëhiqet, atëherë i përngjan Moskës para ndërrimit të regjimit në vitin 1989.

    Siç raportohet, deputeti tha se në qoftë se ky është drejtimi i cili BE do ndjekë, atëherë Hungaria duhet të konsiderojë daljen nga Bashkimi Evropian. Sidoqoftë, ai shtoi se ky është vetëm skenar “makth” dhe që dyshon se kjo do ndodhë. Gjthashtu deputeti në një kumtesë shprehu se BE dhe NATO nuk janë problemi, por që “Bota Euro-Atlantike është e lëkundur moralisht”.

    Sipas deputetit, që nga fundi i komunizmit, shtetet dhe liderët financiarë të disa vendeve Perëndimore besojnë se mund të bëjnë çfarëdo që të dëshirojnë.

    Fjalimi i Koverit tërhoqi reagime të menjëhershme nga partite opozitare dhe politikanët. Partia opozitare E-PM (Dialog për Hungarinë) e detyroi Kryeministrin hungarez Viktor Orban “të disiplinojë” Koverin, sepse mendimi i shprehur nga ai i dëmton interesat ndërkombëtare të të gjithë qytetarëve hungarezë. Për më shumë, E-PM tha se është koha që kryeministri të prononcohet për ardhmërinë e Hungarisë, aleancë me Moskën apo me Brukselin.

    Në muajt e fundit, Orban shfaqi mbështetje në rritje ndaj kryeministrit rus Vlladimir Putin.