Shaboviq: Nëse nuk na kthehen ministritë duhet të dalim nga qeveria

0

Deputeti i PSD-së, Xhavid Shaboviq, tha për gazetën “Dan” se nëse Ivan Brajoviq dhe Vujica Lazoviq nuk i kthejnë postet ministrore, PSD duhet të ndjekë të vetmen rrugë të arsyeshme: daljen nga qeveria.

Ai shtoi se të dyja partitë kanë për detyrë të repspektojnë marrëveshjen e koalicionit dhe se nuk dëshiron të mendojë se dikush mund të mos e respektojë atë.

Shaboviq tha se ai nuk është i vetmi i cili mendon se PSD duhet të dalë e vetme në zgjedhje dhe se në të ardhmen do të shtohen zëra të tillë.

Ai për vehte tha se kurrë më në të ardhmen nuk do të jetë në listë zgjedhore tv pvrbërë nga PDS dhe PSD.