SH.A “Tradita” dhe “Ana e MAlit”: Jemi kundër përcarjes!

1

Shoqata artisitike “Tradita” e cila është formuar tash dy vite në kuadër të BKA-së, ka dalë me një deklaratë ku shpreh habinë dhe kundërshtimin e saj në lidhje me formimin e një shoqate tjetër në Anë të Malit, e cila ka fituar edhe mbështetjen e kryetarit të komunës Fatmir Gjeka.

Në deklaratën e kësaj shoqate thuhet se qëllimi i formimit të shoqatës “Tradita” ka qenë pikërisht bashkimi i dashamirësve të kultures dhe folklorit nga kjo trevë dhe jo përcarja e tyre.

“Kohëve të fundit është hapur lajmi mbi formimin e një shoqërie të re nga një grup iniciues për themelimin e saj për këtë zonë, ku dhe kanë marrur mbështetjen e kryetarit të komunës z. Fatmir Gjeka, për iniciativen e tyre për themelimin e shoqërisë së re të ashtuquajtur “ANAMALIT”. Siç e dimë, për një kohë të gjatë në Anë të Malit nuk ka pasur organizime për tu bashkuar dhe për të formuar një shoqëri të re deri në formimin e Traditës.” – thuhet ne mes tjerash ne deklaraten e nenshkruar nga kryetari i shoqates “Tradita”  Selatin Gjeloshi dhe kryetari i BKA-se Kabil Kurti.

Poashtu me deklaratë ka dalë dhe shoqata  “Ana e Malit” nga Amerika, e cila ka lavdëruar punën e deritashme të shoqates “Tradita” dhe poashtu kanë shprehur kundërshtimin e tyre për formimin e shoqatave të reja të cilat nuk sjellin gjë tjetër vetëm përcarje.

“Ishte lajm i mirë për ne si diasporë e Anës Malit , kur para dy viteve pranë Biznis Klubit Ana e Malit u  themelua Sh.A “Tradita”,me qëllim ruajtjen e traditës anamalase dhe kultivimin e folklorit,  e veshjeve  të Anës Malit. E kemi  mirëpritur “Traditën” sepse kemi vlerësuar se ka qenë e nevojshme  dhe e domosdoshme që, Ana e Malit si trevë, të jetë e përfaqësuar denjësisht edhe në aspektin folklorik  e  kulturor , si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Dhe  me vëmendje kemi ndjekur punën e pa lodhur të kësaj Sh.A. e cila edhe përkundër  vështërsive të natyrave nga më të ndryshmet,  ka nisur aktivitetin e vet, ka arritur të zhvillohet e të ngritet artistikisht dhe si e tillë denjësisht  të përfaqsojë  Anen e Malit,  si në vendlindje ashtu edhe Shqipëri ,Kosovë  etj.” – thuhet ne deklarate.

Ato kanë apeluar që të mos bihet pre e përcarjeve por të gjithë të japin kontributin e tyre kulturor, krijues dhe artistik pranë shoqatës ekzistuese “Tradita”.

“Prandaj ,me këtë rast , shprehim edhe një here qëndrimin tonë të palëkundur se, jemi kundër  formimit të shoqërive të reja kulturore- artistike në këtë trevë dhe  përkrahjes materiale të funksionimit të tyre, por, në përputhje me parimet tona atdhetare e kombëtare  do të përkrahim  dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin me Sh.A.  të vetme të krijuar pas njëzet e sa  viteve boshllëku kulturor  artistik, “ Tradita”, brenda të cilës   besojmë se  ka  vend për të gjithë dhe e cila kemi bindjen se  po e përfaqëson dhe do ta përfaqësoj kulturën e Anës së  Malit në mënyrën më dinjitoze, ashtu si na takon dhe si e meritojmë.” – përfundon deklarata e kesëj shoqërie.