Sh.F. “Mareshali Tito”: Arritje të shumta në këtë gjysëmvjetor

0

IP SHF “MARSHALL TITO” me sukses të shkëlqyeshëm perfundon gjysëmvjetorin për vitin shkollor 2017/2018!

Shkolla e jonë këtë vitë poashtu konkuroi për së pari herë për çmimi prestigjoz “OKTOIH” dhe u rendit ndër të pestat shkolla më të mira ne Mal Të Zi që garuan për këtë çmim.
Edhe pse nuk e morëm çmimin e merituar, vetë fakti se u perzgjodhëm në krye të listës si kandidat për këtë çmim për neve ishte sukses shumë i madh.

Fillimi i këtij viti shkollor ishte me shumë sfida si në aspektin arsimor dhe edukativ për institucionin tonë që solli reforma.
Vetëm për suksesin e arritur që të marrim pjesë për këtë çmim prestigjioz dhe të renditemi ndër shkollat më të mira, për këto katër muaj do të ishte më se e mjaftueshme.
Por jo!
Ne bëmë shumë më tepër, për këtë periudhë të shkurtër dhe në të ardhme të shpejt presim edhe më shumë e shumë shpërblime, suksese dhe arritje të reja.

1. Përmirësuam dhe ngritëm në një nivel më të lartë cilësinë-kualitetin e mësimdhënies klasore dhe lëndore

2. Ne kemi miratuar një plan veprimi pas vlerësimit të suksesit së mësimdhënësve

3. Kemi përmirësuar punën e aktiveve profesionale, Këshillit të klasëve dhe të paraleleve dhe kemi prezantuar – caktuar “Ditën e dyerve të hapura” të shkollës që do të mbahet çdo të mërkurë të parë të muajit

4. Arritem të zgjerojmë dhe të thellojmë bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Arsimit, Entin për Arsim dhe Qendrën e Provimit të Malit të Zi

5. Krijuam një bashkëpunim më cilësor dhe më kuptimplotë me Këshillin e prindërve të shkollës, me vetëqeverisjen lokale dhe sektorin e OJQ-ve

6. Krijuam nje ambinet të këndshëm, të bukur dhe cilësor në të cilën qëndrojnë, mësojnë dhe punojnë nxënësit, arsimtarët dhe punonjësit tjerë

7. Rregulluam oborrin e shkollës, rregulluam parkingun për punonjësit dhe prindërit, rregulluam parcelën pasqyrë, dhe filluam të rregullojmë një park botanik prapa shkollës

8. Kemi rregulluar dhe rrethuar kopshtin prapa shkollës, e cila disa dekada është shërbyer si deponi e egër, dhe “nuk ka vu dorë në të” askush, ndërsa ne tani do të mbjellim ullinj

9. Rregulluam qasje të sigurt dhe të parrezikshme në objektin përreth shkollës dhe siguruam ndriçimin e shkollës, ndriçim të cilësisë së lartë të oborrit të shkollës, të parkingut të shkollës, parkut të shkollës dhe ndriçimin publik pranë shkollës tonë. Poashtu bëmë përmirësimin e video mbikëqyrjes dhe kështu në përgjithësi përmirësuam kushtet e sigurisë për mbërritjen dhe qëndrimin e nxënësve dhe punonjësve të shkollës.

10. Poashtu kemi bërë pastrimin gjeneral në hapësirën mbrapa shkollës dhe kemi regulluar parkun dhe oborrin të cilin e kemi rrethuar, dhe kur është moti i mirë fëmijët munden edhe jashtë të kalojnë një pjesë të kohës duke u argëtuar në lojtoren e cila së shpejti do të montohet.

11. Kemi konkuruar dhe fituar të hollat në projektin që është shpallur nga Ministaria e Sportit ne lidhje me përmisimin e kushteve në sallën e shkollës, në vlerën e 34,800,00 euro. Mjetet të tjera në vlerë nga 5,553,00 do të jepen nga Komuna e Ulqinit.
Poashtu shkolla ka edhe mjetet e veta që do të i dedikoj për të krijuar kushte sa më cilësore për realizimin e mësimdhënijes dhe aktiviteteve sportive në sallë.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është promovimi i aktiviteteve sportive, sportit për fëmijë dhe të rinjëve në shkollë si dhe në komunitet sepse kjo sallë është e vetmja në qytet që përmbush standardet për disa sporte.
Salla sportive e shkollës ka qenë gjithmonë dhe do të jetë një vend që i shërben komunitetit në komunën e Ulqinit, por edhe më gjerë për të organizuar ngjarje të ndryshme si sportive ashtu edhe kulturore.

12. Kemi rregulluar dhe fituar për të parën herë klasën apo hapësirën multifunkcionale për fëmijët me nevoja të veçanta dhe ato që dëshirojnë të kenë qëndrim të zgjatur. Dua të theksoj se kjo është paralelja e parë në Ulqin me qëndrim të zgjatur, dhe se vetem disa shkolla fillore në Mal të Zi e kanë të mundshme këtë.

13. Kemi përfunduar problemin shumë vjeçar me ujrat atmosferike, gjegjësisht me shirat, në mënyrë që kemi hapur edhe kanalin më se 50 m të gjatë dhe kemi vendosur tuba të mëdha dhe 7 sifona për thithjen e ujit, të cilat i kemi lidhur tek kanalizicimi i qytetit. Ju siguroj që nga ajo ditë nuk do të ketë më problem me ujin asnjëherë, dhe me këtë kemi mbrojtur edhe sallën tonë e cila disa here është përmbytur nga ujrat.

14. Shkolla jonë poashtu është e kyçur në projektin transnacional “Bujqësia urbane” për ndryshimin e qyteteve: Modeli i qeverisjes me kapacitetet më të mira Institucionale dhe Përfshirjen Sociale (AgriGo4Cities). Projekti finansohet nga programi ndërkombëtar transnacional i Danubit. Së shpejti zonat tona të gjelbra do të bëhen një fermë urbane që do të jenë në dispozicion për të gjithë që janë të kyçur me shkollën tonë.
Ky projekt realizohet me ndihmën e Komunës së Ulqinit.

15. Në shkollën tonë me 23.12.2017, nga ora 09:00 deri 11:00 në ambientet e shkollës ” Marshall Tito” u mbajt bazari i parë dhe ekspozita e Vitit te Ri me punimet e nxënësve, dhe në atë rast janë mbledhur 525 Euro, të cilat janë dhuruar në qëllime humanitare, në formën e dhuratave fëmijëve të shkollës tonë. Dhurata poashtu kanë ofruar edhe prindërit si dhe Rotari Klub Ulqini.

16. Ne do të përpiqemi që në vazhdimësi, siç kemi arritur për një kohë të shkurtër kohe që administrata e shkollës të krijoj një atmosferë të këndshme pune dhe në shkollë mbizotërojnë marrëdhëniet e mira dhe korekte midis punonjësve

~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ OKTOIH~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

Çmimi “OKTOIH” është vlerësimi më i lartë i shtetit të Malit të Zi, për rezultatet e shkëlqyera të arritura në fushën e arsimit dhe të edukimit të nxënësve dhe standardeve të studentëve.

Drejtori Mr Arben Llunji me Vendimin nr. 1245 të datës 25.10.2017 emroi Komisionin për përgaditjen e propozimit për shpërblimin shtetror „OKTOIH“.

Komisioni në përbërje Mahmut Metanoviq – kryetarë i komisionit, Gjuro Daboviq – anëtarë dhe Ardita Kovaçeviq – anëtare, e dorëzon propozimin me arsyetimin dhe dokumentat përkatës, jurisë për ndarjen e çmimit „OKTOIH“.

Shkolla u themelua në vitin 1968 dhe këtë vit shkollor feston gjysëm shekulli ekzistencë. (në shtojcë është akti i themelimit – dokumenti 1)

1. Shkolla filloi me punë dhe mbajti emrin si Shkollë e Dytë fillore , ndërsa nga viti 1972 e mban emrin I.P. SH.F. „Marshall Tito“. Shkolla ka tri paralele të shpërndara , Paralelja e shpërndarë në Pistull, Zogaj dhe Darzë , në të cilat poashtu mësimi mbahet në dy gjuhë. (në shtojcë akti i riemërimit – dokument 2)

2. Kjo shkollë është me e madhja në Mal të Zi , në të cilën mësimi realizohet njëkohësisht në gjuhën malazeze-serbe, boshnjake dhe kroate dhe në gjuhën shqipe , kështu që nga fillimi i saj funksionon si shkollë dy-gjuhësore.

3. Gjysëm shekulli ekzistencë ( dokumenti 3)

4. Nga themelimi i saj deri në ditët e sotme shkolla numëron rritje konstante të numrit të nxënësve (nga 829 që kishte në vitin shkollor 1968/69 deri në ditët e sotme, ku në vitin shkollor 2017/18 numëron 1175 nxënës) (në shtojcë paraqitja tabelare e rritjes së numrit të nxënësve – dokumenti 4)

5. Shkolla është e njohur për kujdesin ndaj multikulturalitetit dhe interkulturalitetit si brenda shtetit ashtu edhe jashtë tij.

6. Kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë në arsimimin e mijërave nxënësve ( 53441 nxënës) nga ku lindën një numër i madh intelektualësh nga sfera të ndryshme të jetës ( doktorë shkencash, diplomatë, mjekë, artistë, punëtorë arsimi, biznismenë etj.të cilët punojnë si brenda ashtu edhe jashtë vendit) – (dokumenti 5)

7. Shkolla dha kontribut në arsimimin e personave refugjat dhe të zhvendosur nga të gjitha anët e ish RSFJ gjatë kohës së luftës në vitet e 90-ta, si dhe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

8. Shkolla dha kontribut të veçantë në arsimimin e RE popullatës ( në shtojcë dokumenti 6 )

9. Viteve të fundit shkolla arrin rezultate të jashtëzakonshme kur është në pyetje mësimi inkluziv (në shtojcë dokumenti 7)

10. Shkolla ka bashkëpunim kvalitativ ndërkombëtar me : Qendrën Nansen Dialog, RF të Gjermanisë – dhe në këto baza shkolla është – shkollë partnere – për përparimin e gjuhës gjermane. Poashtu bashkëpunim të jashtëzakonshëm kemi pasur edhe me OSCE, UNHCR, UNICEF si dhe me shumë organizata joqeveritare si brenda ashtu edhe jashtë vendit. (në shtojcë dokumenti 8)

11. Shkolla vëmendje të posaçme i kushton përparimit profesional të mësimdhënësve , përmes seminareve dhe këshillimeve të cilat janë organizuar nga ana e institucioneve të akredituara , kështu që deri më tani mësimdhënësit kanë kaluar mbi 210 seminare.

12. Arsimtarët e mësimit klasor nëpërmes shkollës janë drejtuar në shkollim shtesë dhe kështu arriten të marrin titullin – profesorë të mësimit klasor. (gjithsej 17 mësimdhënës)
Ndërsa si rezultat i përparimit profesional , 2 mësimdhënës moren emërtimin – mësimdhënës mentor – ( dokumenti 9)

13. Enti për Shkolla, Enti i publikimit të librave mësimor dhe Qendra testimit kanë angazhuar shumë e shumë mësimdhënës të shkollës tonë si bashkëpuntor në punimin e planeve , librave mësimor si dhe në implementimin e testimit eksterno-intern. (në shtojcë monografija , dokumenti 10, fq.157 dhe 160)

14. Shkolla organizon gara shkollore për nxënësit si dhe ka qenë mikpritës i një numri të madh garash si në nivel komunal ashtu edhe shtetror.
Nxënësit marrin pjesë rregullisht në gara shtetrore dhe ndërkombëtare, në të cilat kanë treguar sukses duke fituar edhe vendet kryesore si nga gjuha gjermane ,angleze, nga garat e sportit , artit, konkurse letrare dhe aktivitete të tjera garuese. ( dokument 11)

15. Shkolla boton revistat e veta „ Fjala jonë“, „ Planeti i fëmijëve“, „Dulcinea“ (shtojcë revistat- dokumenti 12)

16. Shkolla ka botuar monografinë ( në shtojcë monografija 13)

17. Shkolla ka websajtin www.osmtito.wordpress.com dhe web- sajtin e aktivit të historisë www.istorijamt.wordpress.com si dhe faqen zyrtare në facebook.

18. Parlamenti i nxënësve funksionon me sukses dhe është iniciator i shumë aktiviteteve. Me përkrahjen e prindërve janë organizuar një numër i madh akcionesh humanitare për nxënësit e shkollës, për nxënës të shkollave tjera në Mal të Zi, për fëmijët e qendrës „Mladost“ (në shtojcë dokumenti 14)

19. Bashkëpunimin me komunitetin lokal vazhdimisht e drejtojmë para , gjë të cilën e kanë vërejtur edhe prindërit. ( në shtojcë dokumenti 15)

20. Në shkollë realizohen projekte të numërta të cilat kanë kontribuar në realizimin e një sërë aktivitetesh mësimore dhe aktiviteteve të lira. ( dokumenti 16)

21. Shkolla disponon me hapsira të paisura për mbajtjen e mësimit, me kabinete speciale, kabinetin e informatikës, kabinetin multimedijal, bibliotekën me një fond të kënaqshëm librash, klubin medijator dhe sallën e edukatës fizike në të cilën ndodhet tereni për kosharkë, hendboll, volejboll, futsal dhe me paisje gjimnastikore. Në shkollë janë krijuar kushtet për qëndrimin e zgjatur ( në shtojcë monografija ,dokument 17, fq. 54-60)

22. Vitet e kaluara nën mbështetjen e shtetit dhe qeverisë, me mjetet e shkollës, donatorë dhe prindër shkolla është renovuar me çrast janë formuar të gjitha kushtet për mbajtjen kvalitative të mësimit dhe aktiviteteve të tjera.
Shkolla është e rrethuar me gjelbërim i cili në mënyrë të vazhdueshme pasurohet me qëllim që i gjithë ambienti të jetë nxitës për mësimin në natyrë. ( në shtojcë dokumenti 18, monografija , fq.53-60)

23. Faqet e arkivit ( dokumente, letërkëmbime, telegrame dhe fotografi ) , (shtojca dokumenti 19)

24. Raporti i vërtetimit të kvalitetit edukativo –arsimor të punës së shkollës në periudhën 10.04.2017 deri më 13.04.2017 ( në shtojcë dokumenti 20)

Le të jenë këto arritje nxitje e fuqishme që edhe në të ardhmen të arriten rezultate dhe suksese ,dhe le të mbesë një shembull i përkushtimit ndaj profesionit dhe ofrimit të njohurive të përshtatshme për nxënësit të cilët nesër do të jenë pjesëmarrës aktivë dhe nxitës të prosperitetit të shoqërisë dhe komunitetit tonë.

Me nderime,

Mr Arben Llunji