SH.A.”Tradita: Prezantim dinjitoz në Kosovë dhe Maqedoni

0

Më datën 7 gusht 2015 SH.A.”Tradita” mori pjesë në Festivalin e arteve dhe  kulturës tradicionale ETNO FEST në Kukaj të Prishtinës. Ky është festivali i tretë i karakterit garues per vitin 2015 mbarëkombëtar në të cilin SH.A.”Tradita” merr pjesë pas atij të Gjirokastrës dhe Klinës.

Në këtë festival “Tradita” u paraqit më këto pika: melodi me fyell, këngë pas krahu, këngën e shatit, valle rrethi dhe vallen e xhemiles, duke siguruar dy cmime : Cmimi- kostumet ma të mira në ETNO FEST dhe Cmimi “Valltarja më e mirë” që u zgjodh Aida Hajdari . Ky është festivali i 5 i ETNOFESTIT.

Më datën 08 gusht 2015 SH.A.TRADITA  mori pjesë në festivalin e 25 më rradhë në Strugë të Maqedonisë “Këngë JEHO” i cili nuk ka karakter garues por vetëm pjesëmarrës.

Në këtë festival “Tradita” u paraqit më këto pika, këngën e gjergjefit e  cila u kërkua që të ishte pjesë e programit nga organizatorët, këngën e interpretuar më valle të Dul Mehmetit, këngën e Artizanës të interpretuar nga Egzona Salaj për herë të parë, këngën “Fisligen lule jeshile”, si dhe vallen e shqipeve e cila ka ngritur në këmbë publikun e pafundë të qytetit të Strugës.

Pjesëmarrja në këto dy festivale u mbulua nga buxheti i Komunës së Ulqinit dhe BKA.

 

Shërbimi për informim