Sh.A. “Tradita” do të përfaqsojë shqiptarët e Malit të Zi në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës

0

JP CENTAR ZA KULTURU

NP QENDRA E KULTURËS

Br./Nr.47

Ulcinj-Ulqin

18.3.2015

 

Njoftim për media

Nga ana e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, përkatësisht Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, iu njoftoj se nga ana e tyre ka arritur Ftesa me nr. 72 e datës 12.3.2015, ne lidhje me pjesëmarrjen e grupit folklorik të shqiptarëve nga Mali i Zi në Festivalin Folklorik Kombëtar i cili do të zhvillohet në Gjirokastër nga data 10-16 maj 2015.

Andaj me kënaqësi njoftoj opinionin se shqiptarët nga Mali i Zi në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër do ti përfaqësoj   SHA ”TRADITA” nga Ana e Malit-Ulqin.

Urojmë për një përfaqësim të suksesshëm të folklorit të të gjitha viseve shqiptare në Malin e Zi në ketë veprimtari shumë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulkturore.

 

Me nderime,

Drejtori

Dr.Nail Draga