Sezoni turistik më i mirë se parashikimet

0

Megjithë problemet e shumta që po e përcjellin, sidmos mungesa e rrymës, ky sezon turistik është një ndër më të mirët e dekadës së fundit. Kështu të paktën trgojnë shifrat.

Sipas të dhënave të Organizatës turistike në hotele pushojnë 23% më tepër turistë se vitin e kaluar, në kampe 5%, kurse në akomodim privat 12% më shumë.

Në hotelet e “Rivierës së Uqlinit” kërkohet krevat më tepër, kurse mysafirët janë kryesisht nga Çekia.

Nga kjo kompani të kënaqur janë edhe me numrin e gjermanëve dhe rusëve, të cilët megjithë parashikimet jofavorizuese të parasezonit, janë më të shumtë në numër se vitin e kaluar.

Le të shpresojmë se të paktën pas këtyre lajmeve të mira, kjo kompani të paraqesë bilanc pozitiv në fund të vitit.