Servantes varroset përsëri pas 400 vjetësh

0

Shkrimtari më i madh spanjoll dhe njëri prej ikonave të letërsisë botërore, Miguel de Servantes, u rivarros sot në Spanjë, 400 vjet pas vdekjes.

Shkrimtari i njohur për romanin “Don Kishoti”, i cili është vepra më e përkthyer pas Biblës, vdiq me 23 prill 1616, të njëjtën ditë me mjeshtrin tjetër të letërsisë William Shakespear.

Pas 9 vite kërkimi, ekspertët më në fund arritën të gjejnë eshtrat e shkrimtarit në një manastir ku ishte varrosur pas vdekjes.

Ai ishte edhe pjestarë i ushtrisë spanjolle dhe luftoi kundër Perandorisë Osmane. Në një nga betejat u zu rob dhe kaloi vite burgimi në Algjeri. Mendohet se një pjesë të dënimit e ka kaluar në Ulqin, atëherë i quajtur Dulcigno, prej ku edhe mori frymëzimin për personazhin e Dulcinesë në veprën e tij të famshme.

Servantes u rivarros në manastir në Madrid.Kryetarja e bashkisë Ana Botela vendosi kurorë me lule pranë përmendores së shkrimtarit të madh, si pjesë e ceremonisë zyrtare.