Serbët paralajmërojnë: Nëse ndodh edhe një incident nuk dalim në fushë

0
MBERRIN EKIPI SERB NE TIRANE - Autobuzi i ekipit kombetar te Serbise, duke kaluar ne bulevardin Deshmoret e Kombit i shoqeruar nga eskorta te policise drejt hotel Sheraton. Ekipi serb ka mberritur ne Tirane nje dite para ndeshjes me kombetaren shqiptare ne Elbasan Arena./r/n/r/nSERBIAN TEAM ARRIVES IN TIRANA - The bus of Serbia’s soccer team is escorted by Albanian police cars in Tirana’s main boulevard, October 7, 2015 as authorities have enforced tough security measures ahead of Euro 2016 qualifying football match between Albania and Serbia.

Presidenti i federatës serbe të futbollit, Tomislav Karaxhiq, ka përfituar nga ngjarja e goditjes me gur të autobusit serb, për të kërcënuar me bojkot të ndeshjes: “Masat e policisë shqiptare ishin shumë të mira, ata kishin bërë gjithçka për të garantuar një udhëtim të sigurt, por sërish disa gurë goditën autobusin, edhe pse pa pasoja. UEFA është informuar për gjithçka, pas takimit që kemi pasur me vëzhguesit dhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar. Jemi shumë të stresuar për ndeshjen e së enjtes, që tashmë është në dyshim të madh. Nëse ndodhin gjëra të tilla në rrugën për në hotel, imagjinoni nesër në një stadium të tejmbushur.”, tha Karaxhiq.

“Na garantuan që nuk do të ndodhë më, por ne po presim të shohim ç’do të ndodhë. Nëse goditemi sërish me gurë, nuk do të pranojmë të luajmë”, përfundoi ai.

Në orën 13:00 është paralajmëruar edhe një takim i Federatës Serbe ku pritet që të diskutohet më shumë për vendimin nëse Serbia do të dal në fushë, apo do të bojkotoj ndeshjen.