Seminar për ullishtarët e Ulqinit

0

Përfaqësuesit e Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural, organizuan dje seminar me ullishtarët e Ulqinit, ku i njoftuan ata me rregullat dhe hapat që duhen ndërmarrur për mbrojtjen e trashigimisë gjeografike të vajit që ata prodhojnë.

Në interes të Ministrisë ishin ullishtarët që kanë sertifikatin i cili dëshmon mbi vjetërsinë e ullinjve të tyre, të cilët në Ulqin janë 25. Nga Ministria thonë se këto sertifikate tregojnë për vjetërsi të drunjve të ullirit prej 500 deri në 2000 vjet, cka prëbnë një bazë të mirë për valorizimin e vajit të ullirit të kësaj zone.