Seminar: Forcimi i i kapaciteteve për menaxhimin e trashëgimisë kulturore

0

Në organizim të  Komunës së Ulqinit dhe Ambasadës së Polonisë në Mal të Zi, në hotelin “Pallatin  Venezia “ u mbajt seminari ‘’Forcimi i kapaciteteve për menaxhim të trashëgimisë kulturore me qëllim të ruajtjes dhe promocionit të trashëgimisë kulturore në shërbim të zhvillimit të turizmit’’.

Në emër të Komunës së Ulqinit, të pranishmit i përshëndeti  nënkryetari Ardijan Mavriq i cili u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm ndermjet  Komunës së Ulqinit dhe Ambasadës së Polonisë në implementimim e projekteve të përbashkëta. Ai shtoi që tema e cila do të trajtohet ka një rëndësi të veçantë dhe se Komuna e Ulqinit gjithmonë do të përkrahe iniciativat e ketij lloji.  Pawel Lacki përshëndeti pjesëmarrësit në emër të Ambasadës së Polonisë në Mal të Zi duke shprehur gaditshmërinë për të përkrahur projektet e Komunës së Ulqinit.

Të ftuarit patën rast të degjonin prezantimin e zëvendësministres së kulturës të Malit të Zi Lidija Ljesar e cila ka folur për rëndësinë e qyteteve të vjetra për trashëgimin kulturore, duke e potencuar  rëndësinë e Kalasë se Ulqinit dhe intergrimin e saj në UNESCO.

Samir Hoxha nga Qendra rajonale për trashëgimi kulturore nga Kosova foli për përvojat e qytetit të Prizrenit në ruatjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të këtij vendi.

Ilir Çapuni, ligjerues  në Universitetin Epoka në Shqipëri foli për përvojat e Shqipërisë në këtë fushë.Nderkaq profesori nga Universiteti i Varshavës, Pioter Dicek, të pranishmit i njoftoi për rastet e valorizmit të trashëgimisë kulturore në shërbim të turizmit në Poloni.