Selia e KKSH: Flamuri shqiptar përsëri në shënjestër të vandalëve

1

KUMTESË PËR OPINION

 

 

​Me datë 11 shkurt 2016, gjatë natës ndërmjet të mërkurës dhe të enjtës, nga zyrat të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, është hequr me dhunë Flamuri kombëtar i shqiptarëve, së bashku me mbajtësen metalike e cila ishte e vendosur në mur, ndërsa flamuri është vjedhur.

 

​Dënojmë ashpër kryersit e këtij akti vandal i cili prish harmoninë ndëretnike dhe është tentim për ndalimin e shprehjes së lirë të përkatësisë kombëtare shqiptare. Mendojmë se këto llojë veprimesh të pa pranueshme i takojnë kohërave të kaluara, për të cilat kemi menduar se i kemi lënë pas.

​Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve shprehë shqetësimin për aktet e tilla të urrejtjes, ndaj popullit shqiptar, sepse janë të dëmshme për demokratizimin e shoqërisë. Këshilli për këtë ngjarje e ka lajmëruar policinë.

 

​Shqiptarët në Malin e Zi, me veprimet e deritanishme kanë kontribuar dhe kontribuojnë në tolerancën ndërnjerëzore duke respektuar veçantitë e të gjithë popujve që jetojnë në Ulqin dhe në Mal të Zi.

 

​Ky nuk është rasti i parë, pasi që një veprim i ngjashëm ka ndodhur edhe me 1 qershor 2015, ku në të njëjtën mënyrë është hequr flamuri kombëtar.

 

​Ne nuk duam dhe nuk mundemi të merremi me paragjykime se kush janë kryerësit dhe për çka është bërë kjo vepër vandale, por apelojmë dhe ftojmë të gjitha organet kompetetne, e në veçanti Policinë e Ulqinit e cila objektin e Këshillit Kombëtar e ka përballë ( disa metra larg), që të merren me zbardhjen e autorëve të kësaj vepre penale në mënyrë urgjente, kurse organet gjyqësore të kryejnë procesuimin dhe të dënojnë përgjegjësit, si shëmbull për të tjerët, që ky akt i shëmtuar të mos përsëritet, para së gjithash jo në mjedisin e tolerances siç është Ulqini ku harmonia dhe respekti i ndërsjelltë janë vlera të veçanta të cilat duhen ruajtur. 

 

​ ​

 

Me respekt, ​

 

​KRYETARI

 

Genci Nimanbegu

  
   

 

 

 

 

1 Koment

Comments are closed.